Pavarësisht rekomandimeve të IKSHPK, ndërmarrjet publike po vazhdojnë punën

Aktuale

Pavarësisht rekomandimeve të IKSHPK, ndërmarrjet publike po vazhdojnë punën

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 20:37
Foto

Numri i madh i rasteve me Covid-19 është rikthyer në Kosovë.

E raste të të prekurve me këtë virus nuk ju kanë shpëtuar as ndërmarrjet publike e private e institucionet e ndryshme. 

Posta e Kosovës, KEK-u, KEDS-si janë vetëm disa prej ndërmarrjeve ku ka të prekur me virusin Korona.

Me paraqitjen e rasteve, IKSHPK rekomandoi që të mbyllen sektorët, ku ka të prekur me këtë virus.

Por pavarësisht rekomandimit të Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik këto ndërrmarje  po vazhdojnë punën.

Në Postën e Kosovës, ku deri më tani janë konfirmuar gjithsejtë 21 raste, puna vazhdoi edhe të hënën.

Sipas, kryetarit të Shtabit Emergjent Qendror të Postës së Kosovës kjo po ndodh, pasi në zyrat postare nuk ka asnjë rrezik.

Këtë ndërmarrje të hënën për t’u dhënë disa rekomandime, e vizituan ministri i shëndetësisë si dhe drejtori i IKSHPK-së.

Ndërkohë, edhe në KEDS-s janë konfirmuar tre raste pozitive me virus.

E puna aty, sipas zëdhënësit Viktor Buzhala nuk mund të ndërpritet.

Ndërkohë, në Korporatën Energjetike të Kosovës janë konfirmuar 9 raste pozitive me covid 19.

Zëdhënësi i KEK-ut Skënder Bucolli, njofton se sektori i prekur tashmë ka ndërprë punën.

Për dallim nga këto ndërmarrje, Galeria Kombëtare e Kosovës ani pse pati vetëm dy raste të konfirmuara me virusin corona, mori vendimin për mbylljen e saj.

Ajo të hënën, ishte e mbyllur jo vetëm për vizitorët, por edhe për stafin administrativ dhe teknik.

Sipas njoftimit që kanë lëshuar, vendimi është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat