Testohen për koronavirus kabineti dhe stafit i MPJD-së, dalin rezultatet 

Aktuale

Testohen për koronavirus kabineti dhe stafit i MPJD-së, dalin rezultatet 

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 23:12
(MPJD)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton se kanë rezultuar negativ për koronavirus një pjesë e stafit të ministrisë dhe Kabinetit.

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), një numër i stafit të Ministrisë dhe Kabinetit, janë testuar për COVID-19 nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton ministria.

“Testimet janë bërë për shkak se një punonjëse e MPJD-së, ditë më parë u konfirmua me këtë virus, të marrë nga një familjar i saj. Për fat të mirë, të gjitha testimet e sotme kanë rezultuar negative. Në të njëjtën kohë, që nga momentet e para të dyshimeve e deri më sot me rezultatet negative, MPJD ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme parandaluese, sipas udhëzimeve nga institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, këto masa do të vazhdojnë të aplikohen deri në tejkalimin e situatës.

“Për këtë motiv, për ta mbrojtur shëndetin publik, sot dhe nesër të gjitha takimet fizike të parapara i kemi anuluar. Nga e mërkura do vazhdojmë me takime virtuale deri në relaksimin e masave, konform rekomandimeve të IKSHPK-së”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat