Haliti: Në Viti 21 raste aktive me COVID-19, shtatë prej tyre janë të hospitalizuar

Aktuale

Haliti: Në Viti 21 raste aktive me COVID-19, shtatë prej tyre janë të hospitalizuar

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 00:19
Sokol Haliti

Në Viti janë paraqitur gjashtë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Sokol Haliti thotë se nga 11 testime që janë bërë sot 6 kanë dalë pozitive.

“Raste aktive me coronavirus në Komunën e Vitisë janë 21, derisa shtatë prej tyre janë të hospitalizuar”.

Haliti thotë se ky mund të konsiderohet raundi i tretë i infeksioneve në Viti.

“Ky raund është më i vështirë për shkak të gjendjes së përgjithshme që e ka vendi me coronavirusin”, tha ndër të tjera Sokol Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat