Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 06:15
Arkiv

- Me rastinë e 21 vjetorit te Çlirimit te Deçanit, mbahet seancë solemne e Kuvendit Komuna. (Salla e Kuvendit Komunal te Deçanit, ora 9:00)

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me organizimin e mësimit në distancë gjatë periudhës së pandemisë COVID 19. Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Draft Planit të Punës së Komisionit, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit nis homazhet pranë lapidarëve në qytetin e Deçanit. (Deçan, ora 9:30 - fshatit Strellc i Ulët, ora 10:00 dhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 10:30)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Shoqata e Radio - Taksive  do të marrshoj nga Fontana në Ulpianë përball konvikteve të studentëve, drejt fakulteteve, pastaj nga radio Prishtina tek H. Grandi ne drejtim te Komunës së vjetër në Prishtinë, ku aty do të ndalen për disa minuta dhe do të vendosën në Rrugën Agim Ramadani. (Fontana në Ulpianë, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe privatësi për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit zbulon Bustin e Heroit Maxhun Çekaj në fshatin Irzniq. (Oborri i shkollës në Irzniq, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit shfaq dokumentar për dëshmorin Arsim Pergjegjaj. (Salla e Asambles Komunale, ora 12:00)

- Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile dhe YMCA fillojnë kampanjën online #VendoseMasken me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së disa maskave në qytetin e Prishtinës. (ARTPOLIS - Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit Vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, diskuton lidhur me procedurat e mëtejme për zgjedhjen e anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Bizneset e ndikuara nga mos lejimi i organizimit të ahengjeve mbajn tubim paqësorë në Prizren. (Përballë urës së Arastës në Prizren, ora ora 13:30)

- Përurohet asfalltimi i segementit të parë të rrugës Deçan - Plavë. (Rruga Deçan - Plavë, ora 14:30)

-  Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin e Grupit të punës për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 17:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. (Kabineti i kryeparlamentares Osmani, ora 17:45 - mund të marrin pamje nga fillimi i takimit)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës sjell ekspozitën personale e piktores Engji Jaha, e titulluar “Selfie Mundi”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat