Zyberaj: Asnjë udhëheqës ose bartës institucional individualisht nuk ka legjitimitet të negociojë vetëm me Serbinë

Aktuale

Zyberaj: Asnjë udhëheqës ose bartës institucional individualisht nuk ka legjitimitet të negociojë vetëm me Serbinë

Nga: E.R Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:33
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran që ka institucionet e tij të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Ai përmes një postimi në Faceebook tha se për çështje të rëndësishme që janë thelbësore për të ardhmen e vendit nevojitet përfshirje dhe mbështetje e gjerë e spektrit politik për të siguruar konsensus dhe unitet të vendit për çështjet sfiduese që presin Kosovën.  

Ai theksoi se veprimet e vetmuara nuk i shërbejnë interesit të Kosovës, transmeton ''Bota Sot''.

“Veprimet e vetmuara nuk i shërbejnë interesit të Kosovës dhe nuk do të arrijnë asgjë që e bën Kosovën një vend të integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Kosova është një demokraci parlamentare ku Kuvendi ka fjalën e fundit për çështje të rëndësishme si një marrëveshje e tillë me Serbinë”.

Postimi i plotë

Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran që ka institucionet e tij të zgjedhura në mënyrë demokratike, megjithëse, për çështje të rëndësishme që janë thelbësore për të ardhmen e vendit, nevojitet përfshirje dhe mbështetje e gjerë e spektrit politik për të siguruar konsensus dhe unitet të vendit për çështjet sfiduese që presin Kosovën.
Asnjë udhëheqës ose bartës institucional individualisht nuk ka legjitimitet të negociojë vetëm me Serbinë një marrëveshje paqeje, por duhet përfshirje të liderëve politik, për të siguruar që një marrëveshje e tillë të përmbush konsensus të gjerë dhe të zbatueshëm.
Veprimet e vetmuara nuk i shërbejnë interesit të Kosovës dhe nuk do të arrijnë asgjë që e bën Kosovën një vend të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
Kosova është një demokraci parlamentare ku Kuvendi ka fjalën e fundit për çështje të rëndësishme si një marrëveshje e tillë me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat