Paralajmëron Infektologu Valbon Krasniqi: Nëse rritet numri të infektuarve mund të ngarkohet sistemi shëndetësor

Aktuale

Paralajmëron Infektologu Valbon Krasniqi: Nëse rritet numri të infektuarve mund të ngarkohet sistemi shëndetësor

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:49
Valbon Krasniqi

Gjatë ditës së djeshme, Kosova shënoi numër rekord të rasteve me Covid 19.129 persona rezultuan pozitiv me Koronavirus, ku kryesuan Prishtina, Prizreni dhe Vushtria.

Ky numër ishte numri më i lartë i shënuar që nga fillimi i Pandemisë në vendin tonë.

E të shqetësuar për këtë situatë janë profesionistët shëndetësorë.

Infektologu, Valbon Krasniqi në një prononcim thekson se po e ndjekin me shqetësim situatën e krijuar ditët e fundit.

Krasniqi ka bërë thirrje të kihet kujdes dhe respektohen rekomandimet pasi nëse ka rritje të numrit të të infektuarve mund të ngarkohet sistemi shëndetësor.

“Ne po e shohim me shqetësim, rritjen e numrit të rasteve. Që prej fillimit të Pandemisë kemi thënë se 20 përqind e pacientëve që infektohen me këtë virus, potencialisht mund të kenë nevojë për trajtim spitalor, pra për tu shtrirë në spital. Qëllimi i masave të ndërmarra gjithmonë ka qenë që mos të ketë numër të madh të të infektuarve për një periudhë të shkurtër kohore, siç ka ndodhë këto dy javët e fundit. Andaj vazhdojmë të lusim qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën fizike. Nëse vazhdon numër i madh i rasteve të infektuara brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe potencialisht numri i atyre të shtrirve, atëherë do të ngarkohet jashtëzakonisht shumë sistemi shëndetësor” ka thënë infektologu Valbon Krasniqi raporton Gazeta Blic.Gjatë ditës së sotme në Kosovë është shënuar edhe një viktimë nga Covid 19.Pacientja 74 vjeçare ishte nga komuna e Rahovecit, duke e quar në total numrin e viktimave në 34.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat