Deputeti i LDK-së publikon disa pika ku duhet të bazohet marrëveshja me Serbinë

Aktuale

Deputeti i LDK-së publikon disa pika ku duhet të bazohet marrëveshja me Serbinë

Nga: N.Sh. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:28
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka publikuar disa pika që duhet të bazohet marrëveshja me Serbinë.

Ai në një postim në Facebook, kërkon që marrëveshja të jetë transparente për qytetarët dhe të ndërtohet në parimet e barbarësisë mes palëve.

Sipas tij, marrëveshja duhet të bazohet në Kushtetutë dhe të ruhet integriteti territorial e sovraniteti i vendeve.

“Të mos nënshkruhet nga dikush që e ka të cenuar legjitimitetit elektoral qytetar e që ska marrë pjesë paraprakisht në negocim të saj”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Marrëveshja historike mes Kosovës e Serbisë duhet të bazohet në disa nga këto parime:

- të jetë marrëveshja transparente para qytetarëve e perfaqesuesëve politik

- të ndërtohet në parimet e barabarësisë mes palëve

- të bazohet në kushtetutetë, e që ruan integriteti territorial e sovranitetin e vendeve

- të mos ketë interesa e përfitime personale elektorale të kujdo që është kyqur në bisedime

- nëse ka nguti e thirren palët për të nënshkruar diçka shpejtë e shpejtë që askush se di se si dhe nga kush është negocuar marreveshja

- të ketë pêrkrahje gjerë popullore për marreveshje, të ketë diskutime publik e vendimarrje me 2/3 e perfaqësuesëve politik ne kuvend

- të mos nënshkruhet nga dikush që e ka të cenuar legjitimitetit elektoral qytetar e që ska marrë pjesë paraprakisht në negocim të saj.

Nëse ndonjëra nga këto parime shkelen, marrëveshja Kosovë Serbi mund të sjellë dëm Kosovës por edhe paqes në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat