E konfirmon ministri Zemaj: Janë kryer testime për koronavirus në rrugën B

Aktuale

E konfirmon ministri Zemaj: Janë kryer testime për koronavirus në rrugën B

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:29
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme janë kryer kontrolle në rrugën B.

Në një prononcim të shkurtër përmes telefonit, ministri Zemaj ka konfirmuar se ka pasur kontrolle në rrugën B në lidhje me rastet e dyshuar për koronavirus.

Zemaj ka thënë se sot dalin rezultatet e testimeve të kryera në atë pjesë të kryeqytetit.

Metro ka raportuar më herët se e i gjithë stafi i një restoranti (të njohur për redaksinë) në Prishtinë është infektuar me koronavirus. Në fakt bëhet fjalë për një prej vendeve më të frekuentuara të qytetit që ndodhet në ‘Rrugën B’.

Burime  kanë konfirmuar se stafi i këtij restoranti po dyshohet se diagnostifikuar me Covid-19 ditëve të fundit.

Ndërkaq, vetëm mbrëmë në Prishtinë u shënuan 46 raste me koronavirus, që vijnë nga lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

“Kemi pasur 12 lagje në Prishtinës të prekura nga COVID-19, ndërsa sonte u shtua edhe Hajvalia. Pra kemi lagjet Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovica, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Përroi i njelmët, Vreshta dhe Parku i Qytetit”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se kafetë dhe restorantet në Prishtinë por edhe qytete të tjera, kanë qenë shumë të frekuentuara pas lirimit të masave.

Ndryshe, nga data 8 shkurt deri më 15 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat