Andi Bushati: Ka një konsensus të fshehtë Thaçi, Vuçiç, Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi - Bota Sot
Andi Bushati: Ka një konsensus të fshehtë Thaçi, Vuçiç, Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Andi Bushati: Ka një konsensus të fshehtë Thaçi, Vuçiç, Grenell për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nga: G.B Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:15
Andi Bushati

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka thënë se zakonisht në marrëveshje të rëndësishme si ajo mes Prishtinës dhe Beogradit, palët arrijnë fillimisht konsensus në vendin e tyre, pastaj shkojnë në negociata, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtu po ndodh e kundërta, ka një konsensus të fshehtë Thaçi, Vuçiç, Grenell, ku qytetarët informohen me pikatore për të.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Zakonisht ne marreveshje te rendesise te asaj mes Prishtines dhe Beogradit palet arrine njehere konsensus ne vendin e tyre, pastaj shkojne ne negociata. Ketu po ndodh e kunderta, ka nje konsensus te fshehte Thaçi, Vuçiç, Grenell (duket ne deklaratat e rakorduara), informimi per te cilin iu jepet me pikatore qytetareve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat