Mustafa: Nëse Kurti nuk do t’i dilte kundër SHBA-së, sot do të ishte kryeminstër

Aktuale

Mustafa: Nëse Kurti nuk do t’i dilte kundër SHBA-së, sot do të ishte kryeminstër

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:07
Isa Mustafa, Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thën se Kurti edhe sa ishte kryemistër kishte dyshime për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket Kurit, ai ka krijuar dyshime për Amerikën edhe më herët, pra edhe sa ishte kryeministër. Mirëpo, ai ka gabuar dhe gabon edhe tash sa i përket kësaj cështjeje. Nëse nuk do t’i dilte kundër, sot do të ishte kryeministër”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu ka folur për reciprocitetin ndaj Serbisë. Ai ka thënë se reciprociteti ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit me Vetëvendosjen.

“Futjen e reciprocitetit e kemi pasë në marrëveshje, por kur ka ardhur kerkësa e Amerikës, nuk kemi pasur mundësi të iu themi jo”, ka thënë Mustafa në Radio Televizionin Publik.

Kreu i LDK-së ka shtuar së secila Qeveri e Kosovës duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat