Thaçi i ndan urdhrin “Hero i Kosovës” Shaban Dragajt

Aktuale

Thaçi i ndan urdhrin “Hero i Kosovës” Shaban Dragajt

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:31
Pamje pas ndarjes së urdhrit "Hero i Kosovës"

Presidenti Hashim Thaci ka nderuar me Urdhrin “Hero i Kosovës” ish-eprorin e UCK-së, Shabana Dragajn.

Përmes një statusi në FCB, Thaci ka thënë se Dragaj nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë.

Ky është njoftimi i plotë i Thacit:

Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj. Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë. Shaban Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat