Hoti takohet me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq

Aktuale

Hoti takohet me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:04
Avdullah Hoti Danjela Barishiq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona dhe aktualitetin politik.

Kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e Qeverisë, menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID – 19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e dialogut dhe situatën e përgjithshme në vend.

Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka falënderuar ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve mike, duke thënë se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Është në interesin e dy qeverive si vende mike, Kosovës dhe Kroacisë, vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri Hoti duke vlerësuar rolin e Kroacisë në kryesimin e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat