Mblidhet Shtabi Emergjent i Malishevës, kërkon nga qytetarët zbatim rigoroz të masave mbrojtëse

Aktuale

Mblidhet Shtabi Emergjent i Malishevës, kërkon nga qytetarët zbatim rigoroz të masave mbrojtëse

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:31
Foto Ilustrim

Me shtimin e rasteve të të prekurve me Covid-19, gjatë ditëve të fundit, edhe komuna e Malishevës ka mbledhur Shtabin Komunal Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, me qëllim të vlerësimit të situatës  me pandeminë me COVID-19 në territorin e Malishevës.

Ani pse nuk ka ndonjë rast aktiv në këtë komunë, rritja e rasteve në nivel vendi, sipas kryetarit të kësaj komune Ragip Begaj, paraqet rrezik të përhapjes së virusit, pasi askush nuk është i amnistuar nga ky virus.

“Nga kjo mbledhje doli rekomandimi për të gjithë qytetarët dhe institucionet që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të masave në raport me pandeminë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune

Tutje u kërkua që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të të gjitha rekomandimeve të IKSHP-së, pasi kjo është arma e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Ndërsa u rekomandua  se persona të cilët nuk përdorin maska, të mos u kryhen shërbimet.

“Krahas institucioneve, edhe sektorët si gastronomia dhe sektorët tjerë, të përdorin maskat dhe masat tjera mbrojtëse, pastaj u kërkua nga inspektorati komunal që të jetë edhe më tepër aktiv në inspektim të zbatimit të masave, si dhe u kërkua nga të gjithë qytetarët, që të zbatojnë rekomandimin e pjesëmarrjes sa më të vogël në ceremonitë e varrimeve dhe në ngushëllime, të cilat ende nuk janë të lejuara të mbahen”, thekson njoftimi.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat