Tahiri i reagon mjekut, vazhdon të thotë se koronavirusi nuk ekziston

Aktuale

Tahiri i reagon mjekut, vazhdon të thotë se koronavirusi nuk ekziston

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 00:20
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së mjekut Blerim Syla, i cili tha se ish-deputeti Tahiri e ka fyer punën e tyre me deklaratën se “nuk ka koronavirus – është rrenë”.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Labinot Tahiri ripërsërit deklaratën e tij se ai mendon që koronavirusi nuk ekziston.

Shton se nuk ka pasur asnjë përfitim nga organizimi i protestës të së hënës, ku u kërkua lejimi i mbajtjes së dasmave.

Tutje, Tahiri thekson se e çmon punën e mjekëve dhe thotë se si deputet i Kuvendit, ka kërkuar vazhdimisht rritjen e pagave për këtë sektor.

Shkrimi i plotë nga Labinot Tahiri:

I nderuar Blerim Syla, turpi mua nuk më njeh sepse nuk turpëroj askend e as nuk ofendoj mjekët dhe as Prishtinên e Kosovên me deklaraten time!
Nêse dikush perfiton nga protestat me se paku perfitoj unê personalisht!

Pêr mua nuk me vjen keq qe jemi pa mbremje, kam dal per shum kend aty jo vetem per vete, por ja qe ti ti me atakon mua ske faj!

Isha ai që qova në spitale maska pa padhr fare ti dhe sindikata juaj! I turpshëm a?

Po të isha i turpêruar nuk do ua hiqsha afro 100 fëmijë nga shtreterit e spitalit kur ata kerkonin shêrimin jashtë shtetit tuaj!

Pa ju njohur fare, kam thënë se rroga e deputetit të ulet dhe të rritet e mjekëve se unë nuk bëj politik por veproj me zemêr.

E kam thën sa isha deputet këtë deklaratê për faktin se dhe pa qenë COVID 19 MJEKÊT JANË DORA E DYTË PAS ZOTIT që i quaj heronjë dhe shpêtimtarë!

Ju keni shkarravitur tani deklaraten time me ate se çfarê keni folur ne TV7

Thjesht e kam dhënë dhe qendroj mbrapa sepse akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj, dhe njëkohesisht të them se nuk ka virus.

Me natë tê mirë i nderum e do të viej dita kur do të bëjë krenar, e jo tê më shihni si njeri të turpshêm.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat