Lajçak thotë se do të angazhohet që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Lajçak thotë se do të angazhohet që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:44

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot ka mbajtur një konferencë shtypi për të dhënë detaje për takimet me liderët politikë në Kosovë.

Lajçak ka thënë se tani po largohet me një siguri që janë krijuar kushtet për dialog.

Ai tha se do të angazhohet që dialogu të rifilloj së shpejti dhe të kenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai tha se Kosova është pjesë e BE-së dhe se problemet e saj janë pjesë e BE-së, gjithashtu.

“Jam i gatshëm dhe I përkushtuar të angazhohem plotësisht që të rifillojmë me dialogun pa vonesa të mëtejshme dhe që të ndihmojë palëve që të punojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të normalizoj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për vendet e BE.

Gjatë tre ditëve të kaluara kam pasur takime shumë prduktive dhe të dobishme me liderët politikë në Kosovë. Në takimet e mija kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog dhe se dialogu duhet të vendoset mbi politiken, ashtu si edhe integrimi evropian.

Jam shumë i lumtur të shoh se dialogu i lëhtësuar nga BE-ja është prioritet për Qeverinë.

Pres që dialogu të rifilloj së shpejti meqë do të vizitoj Beogradin javën e ardhshme, planifikoj të diskutoj këto elemente me presidentin Vuqiq në mënyrë që mund të shpallim takimin e parë në Bruksel”, tha ai.

***

Lajçak mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat