Sami Lushtaku bënë nderime për diten e çlirimit të Skenderajt

Aktuale

Sami Lushtaku bënë nderime për diten e çlirimit të Skenderajt

Nga: E.R Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:51
Sami Lushtaku Kadri Veseli

Ish Kryetari i Skenderajit Sami Lushtaku për nder të 18 Qershorit, ka bërë nderime në Kompleksin Memorial ‘’ Adem Jashari’’ në Prekaz dhe më Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, së bashku me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Lushtaku shtoi se ‘’ Bashkëbiseduam edhe me qytetarë të shumtë në sheshin Adem Jashari në Skenderaj. Kujtuam së bashku sakrificën e popullit të Kosovës, luftën e lavdishme të UÇK-së deri në fitore’’.

Postimi i tij i plotë në Facebook

Për nder të 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Skenderajt, bashkë me kryetarin Kadri Veseli, me bashkëluftëtarë e struktura të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë nderime në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe më Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë.

Bashkëbiseduam edhe me qytetarë të shumtë në sheshin Adem Jashari në Skenderaj. Kujtuam së bashku sakrificën e popullit të Kosovës, luftën e lavdishme të UÇK-së deri në fitore.

Lavdi përjetë dëshmorëve e martirëve të kombit të cilët i dhanë jetën lirisë së Kosovës. Mirënjohës përjetë të gjithëve që kanë sakrifikuar për lirinë e popullit.

Kosova e lirë dhe e pavarur, sot duhet të jetë vend i mundësive për të gjithë. E ardhmja jonë është si rezultat i sakrificës të së kaluarës. Të punojmë parreshtur që vend tonë ta bëjmë më të zhvilluar e më të fuqishëm.
SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat