Prokuroria Speciale shënjestron edhe një rast të ri

Aktuale

Prokuroria Speciale shënjestron edhe një rast të ri

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:22
Foto Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

Ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë Covid-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur ti ngritur katër aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre 63 persona, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat