Anulohet të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës për tri ditët e ardhshme

Aktuale

Anulohet të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës për tri ditët e ardhshme

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet për tri ditët e ardhshme.

Të gjitha fluturimet që ishin planifikuar për datat 19, 20 dhe 21 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë anuluar.

Ndonëse ANP “Adem Jashari”, nuk ka dhënë sqarime shtesë, anulimi i fluturimeve ka të bëj për shkak të situatës me koronavirus.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit,

Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar.

Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat