Pasi u përfol se do të formojë parti së bashku, takohen Vjosa Osmani e Donika Kadaj

Aktuale

Pasi u përfol se do të formojë parti së bashku, takohen Vjosa Osmani e Donika Kadaj

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 20:51
Vjosa Osmani e Donika Kadaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me deputeten e AAK-së, Donika Kada- Bujupi.

Për takimin i cili është zhvilluar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ka njoftuar vetë Donika Kadaj përmes një postimi në Facebook.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, sot u takuam me Kryetaren e Kuvendit e cila më njoftoi që Rezoluta për krijimin “Këndit të Kurajos” e iniciuar nga unë dhe e votuar nga deputetët e legjislaturës së kaluar, ka marrur përkrahjen e kryesisë dhe së shpejti fillimisht në ambientet e kuvendit e pastaj edhe në qeveri dhe institucionet tjera, do të ekspozohen artizanalet e punuara nga viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Ky kënd do të jetë kurajoja e së ardhmës. Këto gra janë historia e Kosovës! Drejtësia për to, do të triumfoj!”, ka shkruar Donika Kadaj.

Kujtojmë se deputetja Kadaj e AAK-së nuk e ka votuar Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin. Kundër kësaj Qeverie ka dalë edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, e cila nuk ka mohuar se mund të formojë një subjekt politik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat