Mustafa: Jam i gatshëm që të ulemi me Kurtin për të gjetur zgjidhje rreth dialogut

Aktuale

Mustafa: Jam i gatshëm që të ulemi me Kurtin për të gjetur zgjidhje rreth dialogut

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 22:29
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i gatshëm të takohet në çdo kohë me Albin Kurtin e VV’së rreth zgjidhjes së dialogut me Serbinë.

“E vështirë është por duhet të dominojë arsyeja. Nëse ky proces duhet të shkojë përpara. Më mirë të ulemi e të flasim se sa ta dialogojmë me të tjerët për marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.“Çdonjëri prej nesh, edhe unë duhet të shkoj ta lus VV’në e PDK’në e ta gjejmë një zgjidhje. Nuk konsideroj që ne nuk duhet të komunikojmë për cështjet. Mund të jemi të hatruar, por jam i gatshëm në cdo moment të ulem me Kurtin për dialogun dhe të kërkoj mendimin e tij për zgjidhje sepse kështu do të ishim më të fortë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se deklaratat e tilla të Thaçit kanë qenë brengosëse në të kaluarën, dhe të njëjtat e kishin shtyrë LDK-në ta përkrahnin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në idenë e tarifës 100 për qind për mallrat serbe.“Sa i përket Thaçit, unë them se ai është tërhequr nga fjalori për kompromise të dhimbshme. Ai nuk flet më për Preshevën, Bujanovcin, dhe mundësinë e bashkimit të atyre komunave sepse është e qartë se bashkimi i tyre nuk do të ndodhte vetëm njëanshëm. Është shumë e logjikshme që Serbia nuk hyn në dialog të na falë territor. Unë mendoj që ndoshta publikisht nuk është tërhequr, por në realitet po. Unë kam pasur biseda me të dhe e kam sqaruar pozicionin e LDK-së dhe ia kam bërë të qartë se nuk hyjmë në dialog në asnjë forme në të cilën do të bisedohet për shkëmbim të territoreve pa marrë parasysh se çfarë ndryshimi i kufijve do të jetë ai, sepse një gjë e tillë na kthen para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet lidhur me figurën e Thaçit dhe kryeministrit Hoti, por me gjithë Kuvendin, pasi sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për gjithë qytetarët por edhe për opozitën.

Ndërkaq duke folur për rolin e SHBA-së dhe BE-së në këtë proces, ai ka deklaruar se dialogu nuk do të zhvillohet në dy binarë, pasi sipas tij, asnjëra palë nuk mund ta çojë përpara dialogun pa palën tjetër.E për takimin e 27 qershorit i cili do të mbahet në Ëashington, Mustafa ka thënë se nuk dihet ende se çfarë konkretisht do të ketë.Mustafa ka shtuar se në takim që ka pasur me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, ai ia ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk është për shkëmbim të territoreve.“Ai është shprehur që dialogu ka për qëllim bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

Ndërkaq në takimin me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai thotë se ia ka bërë të ditur se qëndrimi i LDK-së është që në dialog të jetë edhe BE-ja, por që të jenë bashkë me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat