Musa reagon ndaj Hotit për takimin në Washington: Paskan me shku për të dalë në fotografi

Aktuale

Musa reagon ndaj Hotit për takimin në Washington: Paskan me shku për të dalë në fotografi

Nga: G.B Më: 19 qershor 2020 Në ora: 07:05
Avdullah Hoti

Analisti politik Lekë Musa, ka thënë se është qesharake që kryeministri i Kosovës, të dijë po aq sa ai, se çka do të bisedohet në Washington, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Grenell i paska thënë se do të flasin për hekurudha, transport rrugor e ajror, projekte të mëdha, por që sipas tij, Qeveria Amerikane nuk financon projekte të tilla.

Musa ka thënë se paskan për të shkuar vetëm për fotografi në DC.

Postimi i tij i plotë:

Funny me e pa qe Kryeministri i Kosoves dine sa di edhe une per cka ka me u bisedu ne Washington. I paska thene Grenelli do te flasin per hekurudha, transport rrugor e ajror. Projekte te medha! Po e permend financimin e ketyre projekteve e disa prej projekteve. E verteta eshte qe Qeveria Amerikane nuk financon projekte te tilla. Financimi behet prej institucioneve financiare nderkombetare. Me fjale tjera paskan me shku deri ne DC me dal ne fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat