Sot fillon punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së

Aktuale

Sot fillon punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim

Kuvendi i Republikës së Kosovës hap sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Konferenca ndërkombëtare, me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online, nga ora 9:30 – 16:30.

Konferenca do të transmetohet në televizionin publik, në uebfaqen e Kuvendit dhe kanalin zyrtar të Kuvendit në youtube, nëpërmjet livestrem.

Hapjen e konferencës do ta bëjë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetarja e Komisionit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së, Fitore Pacolli Dalipi.

Më pas dot ë vijohet me panele diskutimi për tri tema të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat