Lul Raka analizon situatën me koronavirus në vend, si duhet vepruar dhe kush është fajtor për këtë - Bota Sot
Lul Raka analizon situatën me koronavirus në vend, si duhet vepruar dhe kush është fajtor për këtë

Aktuale

Lul Raka analizon situatën me koronavirus në vend, si duhet vepruar dhe kush është fajtor për këtë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 10:33
Lul Raka

Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë, javën e kaluar dhe këtë javë ka shënuar rritje të konsiderueshme. Madje situata në vend nga institucionet është vlerësuar të jetë alarmante.

Me rritjen e numrit të të prekurve nga coronavirusi, pas fazës së tretë të lehtësimit të masave qarkulluese, nga një qershori, institucionet në vend kanë filluar të shtrëngojnë disa masa, por se sa do të japin rezultate kjo ende nuk dihet.

Bizneset ndonëse janë hapur në tërësi, është rekomanduar të punojnë me staf të reduktuar.

Në anën tjetër, komunat tashmë kanë filluar secila veç e veç të marrin masa e vendime për atë se si të veprohet tutje në parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virus.

Mikrobiologu, e i cili ka qenë shumë aktiv gjatë këtyre muajve me këshillat e rekomandimet e tij, Lul Raka, në një prononcim për media ka deklaruar se duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional, në mes të komunave dhe qeverisë dhe institucioneve shëndetësore në tejkalimi dhe menaxhimin e situatës.
“Duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në çdo kohë dhe në çdo vend”, tha Raka.

Ndërsa ai nuk ka dashur t’i komentoj masat e ndërmarra nga komunat, duke thënë se si institucionet ashtu edhe punëtorët shëndetësor , i kanë punët e veta dhe se secili duhet ta kryej punën e tij.
Se kush e ka sjell vendin në këtë pikë ku është shtuar dukshëm numri i të prekurve, sipas Rakës, është pikërisht mos respektimi i udhëzimeve nga ana e qytetarëve.

‘Mosrespektimi i udhëzimeve ka sjell rritjen e rasteve, sepse kanë menduar që me 1 qershor në fazën e tretë u kry coronavirusi, s’ka më, dhe kjo ka ndiku drejtpërdrejtë, por secili duhet ta kryej pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe qytetarët edhe institucionet me përballu më lehtë, me ulë këtë numër. Përndryshe nëse mbingarkohet kapacitetet është problem”, tha Raka.

Nëse vazhdohet me trendin e kësaj jave, ku numri i të prekurve shkoi në 141 siç ishte para dy ditësh, sipas Rakës, situata mund të rëndohet edhe më shumë. Kjo pasi që institucionet shëndetësore nuk do të mund t’i dalin ballë mbingarkesës, për shkak të kapaciteteve të limituara brenda tyre.

“Nëse vazhdon ky trend i rritjes, nëse rritet numri i personave të hospitalizum, dhe personave që kërkojnë respiratorë normal që është mbingarkesë. Që tre muaj ditë janë duke punuar pa ndërprerë, edhe Klinika edhe laboratorët, kështu që problem është”, tha Raka.

Ndryshe sot gjatë ditës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dal me një vendim të ri, duke udhëzuar sektorin e gastronomisë se si duhet të funksionojnë në këtë kohë pandemie.

Kosova deri më tani ka shënuar 1 mijë e 883 raste të të infektuarve me Covid-19, të shëruar janë 968 persona dhe me fatalitet kanë përfunduar 34 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat