Ramadani: Sallat e Kuvendit nuk i plotësojnë kushtet për mbajtjen e mbledhjeve

Aktuale

Ramadani: Sallat e Kuvendit nuk i plotësojnë kushtet për mbajtjen e mbledhjeve

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:09
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Por drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani pati kritika për ambientin se ku po mbahen mbledhja e komisionit.

Ai tha se ky vend nuk i plotëson kushtet për të mbajtur mbledhje dhe distanca nuk është në rregull.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në raportimin e tij tha se lehtësimet e masave tjera nuk do të bëhen pa u siguruar se po zbatohen rekomandimet aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat