Avdullah Hoti përkujton Nekibe Kelmendin: Është i paçmushëm kontributi i sajë

Aktuale

Avdullah Hoti përkujton Nekibe Kelmendin: Është i paçmushëm kontributi i sajë

Nga: E.R Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:53
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, ka përkujtuar vdekjen e ish nënkryetares së LDK-së Nekibe Kelmendi, ai ka shkruar duke thënë se është i paçmueshëm kontributi që ka dhënë Kelmendi në luftën tonë për liri.

"Sot bëhen nëntë vjet nga shkruarja në amshim e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi", theksoi Hoti në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot bëhen nëntë vjet nga shkuarja në amshim e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

Është i paçmueshëm kontributi që ka dhënë zonja Kelmendi në luftën tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Duke e nderuar kujtimin e znj. Nekibe Kelmendi, ne e nderojmë edhe sakrificën e familjes së saj.

Zoti e bekoftë Nekibe Klemendin dhe familjen e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat