Lirohet Rron Gjinovci

Aktuale

Lirohet Rron Gjinovci

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:23
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci pas shoqërimit në polici është liruar, pasi siç thuhet në një njoftim të ORCA-s, është konstatuar se aktiviteti i sotëm nuk kishte elemente të veprës penale.

“Ju njoftojmë se aktivisti Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit. Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protesutese. ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit Ramë Likaj.

ORCA falënderon avokaten Rina Kika e cila ishte prezente përgjatë shoqërimit të Gjinovcit si dhe Togerin Eshref Beqiri i cili u tregu tejet profesional në ekzekutimin e detyrave të tij”, thuhet në njoftim.

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është shoqëruar në polici.Arsyet e arrestimit, sipas Gjinovcit është ekspozimi i plagjiaturave të ministri Ramë Likaj.

“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti. P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat