Bujqit i kërkojnë prokurorisë të nisin hetime në lidhje me keqpërdorimet në dhënien e granteve

Aktuale

Bujqit i kërkojnë prokurorisë të nisin hetime në lidhje me keqpërdorimet në dhënien e granteve

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

Federata e Bujqve të Kosovës,  ka protestuar para Ministrisë së Bujqësisë,  në lidhje me keqpërdorimet siç kanë thënë ata, në dhënien e granteve për të stimuluar bujqit kosovar.

Kryetari i kësaj Federate Tahir Tahiri, duke folur para ministrit Besian Mustafa, ka thënë se  ata do të protestojnë në vazhdimësi, derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Tahiri ka ftuar prokurorin që të  hetoj për mënyrën se si janë kompensuar bujqit gjatë kësaj kohe të pandemisë.

"I bëjmë thirrje prokurorisë t’i hetoj dhe më çfarë kriteresh ka selektuar vetëm një grup të caktuar të kompensohen”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ai po ashtu ka thënë se deri më tani as ministri Mustafa nuk po punon diçka më ndryshe se paraardhësit e tij, duke kërkuar kështu veprimet konkrete e që kanë efekt në teren.

Tahiri derisa vazhdimisht i dëgjonte Mustafa, ka thënë se  duan shpallje të menjëhershme të thirrjes për aplikim për grante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat