Vazhdon përplasja ndërmjet Kusarit dhe Zemajt: Gjynah për Kosovën kush synon të drejtojë sektorin e shëndetësisë

Aktuale

Vazhdon përplasja ndërmjet Kusarit dhe Zemajt: Gjynah për Kosovën kush synon të drejtojë sektorin e shëndetësisë

Nga: E.R Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:53
Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila përmes një postimi në Facebook ka treguar se Ministri i Shëndetsis Armend Zemaj ka reaguar me një deklaratë të saj, ku ka thënë emërimi i tij në krye të ministrisë së shëndetësisë, si jurist me profesion, në kohë pandemie, është ofendim për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit, theksoi Kusari - Lila në një postim në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook

Reagim:

Armend Zemaj paska reagu ndaj deklaratës time mbrëme ku kam thënë se emërimi i tij në krye të ministrisë së shëndetësisë, si jurist me profesion, në kohë pandemie, është ofendim për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit.
Ai paska vendos ta bëjë edhe Gjykatësin në rastin e procesit gjyqësor. Sipas z. Zemaj, ngritja e aktakuzës qenka aktgjykim final. Pasi ka nevojë për informim, po ia rikujtoj:

Prezumimi i pafajësisë nënkupton se çdo person i dyshuar ose që akuzohet për një vepër konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. Sikurse që mëdyshjet lidhur me një vepër nuk kanë asnjë peshë juridike për sa kohë nuk janë vërtetuar me aktgjykim përfundimtar dhe pas një procesi të drejtë gjyqësor.

Prapë po e ritheksoj, gjynah për Kosovën është përgjegjës për të drejtu sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat