Thaçi: Koordinimi i Kosovës dhe Shqipërisë për turizëm, do tërheqë më tepër turistë të huaj

Aktuale

Thaçi: Koordinimi i Kosovës dhe Shqipërisë për turizëm, do tërheqë më tepër turistë të huaj

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:44
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi ku biseduan për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

Thaçi thotë se të dyja vendet kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat