​Reçica: Eksperienca e OAK-ut e mirëpritur për jetësimin e planit legjislativ të MPMS-së

Aktuale

​Reçica: Eksperienca e OAK-ut e mirëpritur për jetësimin e planit legjislativ të MPMS-së

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 19:03
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar rreth veprimeve të përbashkëta që mund të ndërmerren në këto ditë jo të lehta nëpër të cilat po kalon vendi, si pasojë e pandemisë.

Sipas një komunikate të ministrisë, në këtë takim, ata po ashtu bashkëbiseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe OAK, veçmas në fushën e sektorit privat, i cili është dëmtuar shumë si pasojë e pandemisë.

Ministri Reçica theksoi se eksperienca profesionale e OAK-ut, është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat