Eksperti i Sigurisë: Ky është momenti kur shteti i Kosovës shtriu sovranitetin në Veri të Mitrovicës

Aktuale

Eksperti i Sigurisë: Ky është momenti kur shteti i Kosovës shtriu sovranitetin në Veri të Mitrovicës

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 22:52
Foto ilustrim "Bota sot"

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se shteti i Kosovës, ka filluar ta shtrijë sovranitetin në Veri të Mitrovicës, pas marrëveshjes së vitit 2013, e nënshkruar mes të dyja palëve në Bruksel.

Në një intervistë për emisionin televiziv “EXPOSE”, Shala ka thënë se me inkuadrimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, Serbia ka hequr dorë nga mënyra se si u janë qasur ata pjesës veriore të Mitrovicës.

Madje, thotë se para vitit 2013, ka qenë e pamundur të kryhen arrestime nga Policia e Kosovës, në Veri të Mitrovicës, teksa pas këtij viti, një gjë e tillë ka ndodhur.

“Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, institucionet tona filluan dalëngadalë që të shtrijnë sovranitetin në atë pjesë. Nga 2013-ta, shtrirja e Kosovës në Veri, ka filluar që të realizohet. Deshtëm apo nuk deshtëm ta pranojmë. Me inkuadrimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, de fakto ka filluar që Kosova të merr kontrollin në atë pjesë të vendit. Para 2013-ës ka qenë e pamundur që të shkohet në pjesën veriore dhe të kryhen arrestime. Pas 2013-ës kjo gjë ka ndodhur. Atje janë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të shtetit serb. Rojat e Urës kanë qenë problem i madh në shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë. Mirëpo, pas arritjes së marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, shteti i Kosovës, ka filluar që të shtrijë ndikimin në veri”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat