Zemaj, qytetarëve: Zbatimi i manualit të MSH-së, zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga virusi

Aktuale

Zemaj, qytetarëve: Zbatimi i manualit të MSH-së, zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga virusi

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 11:22
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot i është drejtuar qytetarëve me një video ku iu bëri thirrje që të mësohen me realitetin e ri të shkaktuar nga pandemia.

Ai po thotë se qëllim kryesor i tyre është që ta kthejë normalitetin në jetën e qytetarëve, por për këtë duhet edhe angazhimi i vetë atyre për të rritur kujdesin.

“Ne dhe Qeveria e Kosovës po bëjmë çmos që të mos ketë rikthim të masave të izolimit. E kemi mbështetur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që të shtojë testimet në masë, njëherit po angazhohemi që të shtojmë testime të tjera masive. Kjo do të na mundësonte që të kemi në kontroll situatën pandemike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat