Mediet serbe merren me konfliktet e reja mes ShBA dhe BE rreth Kosovës

Aktuale

Mediet serbe merren me konfliktet e reja mes ShBA dhe BE rreth Kosovës

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2020 Në ora: 11:39
Ilustrim

Burime të medieve serbe kanë njoftuar se konfliktet e reja mes zyrtarëve amerikan edhe evropian nuk kanë të ndalur, kjo pas shkëmbimit të deklaratave mes të dërguarit special amerikan Grenell dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viloa Fon Cramon.

Cramon tha thënë se nuk i beson deklaratës së të dërguarit special Grenell se ideja për shkëmbim territori nuk është e presidentit amerikan Tramp  por e këshilltarit të tij Bolton.

Cramon këtë konstatim të Grenell e quan përrallë, ndërkohë që sipas Kosovonine ajo ka reaguar edhe ndaj publikimit të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti duke thënë se “liderët e Kosovës duhet seriozisht të kuptojnë politikën e jashtme”.

“Mbrëmë Grenell tha se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë është ide e Bolton dhe lobuesve dhe se tash i duhet të merret me spekulime se kjo nuk është politikë e Trampit. Kur kam qenë pjesë e ekipit negociator, asnjë zyrtar amerikan nuk ka përmendur shkëmbimin e territorit” ka shkruar Ahmeti.

Si përgjigje, Kramon ka deklaruar se populli nuk duhet të flas për këto çështje, por ka ardhur koha të bëhet serioze politika e jashtme.

“Gjithsesi fajtor është Boton që njerëzit flasin për shkëmbimin e territorit. Tash Grenell i mjerë duhet të luftoj kundër këtyre spekulimeve...Mos më thuaj. Lëni anash këto tregime. Në fund merruni me politikën e jashtme, tash ka ardhur koha” ka shkruar ajo.

Cramon ka pyetur a ka rezultate nga “punët e tyre” rreth marrëveshjeve për qarkullim ajror edhe hekurudhor dhe nuk po mund të gjej asnjë rezultat.

Grenel i është përgjigjur dhe e ka porositur Cramon që në vend të kritikave duhet të merret me çështjet që i takojnë  duke përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Viola, në vend kritikës për gjithçka që administrata e Trampit bënë për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, pse nuk bëni atë që u dashtë të bëni – liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ankoheni qe 20 vite, bëni punën tuaj”, porositi Grenell.

Këto deklarata arrijnë pak ditë para takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në ShBA, takimi u paralajmërua me 27 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat