Haradinaj kërkon zgjedhjen e presidentit nga populli, këshilltari i Pacollit ia kujton akuzat ndaj tij për këtë propozim

Aktuale

Haradinaj kërkon zgjedhjen e presidentit nga populli, këshilltari i Pacollit ia kujton akuzat ndaj tij për këtë propozim

Nga: G.B Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:44
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, se presidenti duhet të zgjidhet nga populli, duke thënë se është mirë që ai ka reflektuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur në vitin 2007 Pacolli kishte propozuar këtë, ka qenë partia e Haradinajt që e akuzonte Pacollin se dëshiron të importojë sisteme nga lindja.

Ai po ashtu ka përmendur dhe sulmet që Haradinaj ia kishte bërë Pacollit për agrokulturën, derisa në programin elektoral ishte fokusuar mjaft shumë në bujqësi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Është mirë të shohesh që ish-kryeministri Haradinaj ka reflektuar në këto vite. Sot paska propozuar zgjedhjen e presidentit nga populli...
Kur në vitin 2007 z.Behgjet Pacolli propozoi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, ishte partia e zotit Haradinaj që akuzontë se Pacolli dëshiron të importojë sisteme nga lindja.
Pacolli gjithnjë besonte se në sistemin politik të Kosovës për të pasur legjitimitet institucional do të ishte mirë që të zgjidhët drejtpërdrejt Presidenti dhe të shmangën kriza politikë në vend.

Gjithashtu kur Pacolli po propozonte të përqendrohet ekonomia në agrokulturë, ai u sulmua se dëshiron të bëjë të gjithë kosovarët bujqi. Por, vitin e kaluar programi elektoral i zotit Haradinaj ishte fokusuar në bujqësi mjaft shumë.

Por, mirë të shohësh reflektimet që po ndodhin. Kjo na ndihmon të gjithëve të krijojmë konsensus dhe të kemi ide konkrete mbi zhvillimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat