Nënkryetarja e VV-së thotë se BE-ja dhe SHBA-të kanë opsione të kundërta për Kosovën

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së thotë se BE-ja dhe SHBA-të kanë opsione të kundërta për Kosovën

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 16:20
Fatmire Kollçaku, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi

Për nënkryetaren e VV-së, Fatmire Kollçaku, BE-ja dhe SHBA-të kanë dy opsione lidhur me Kosovën

Në tërë këtë mes, sipas saj vetëm Kosova ka mbetur pa një opsion të sajin.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova i ka hyrë dialogut pa parime, pa konsensus  dhe pa platform të qartë dhe serioze.

Madje sipas saj,  Kosova nuk ka as kryenegociator në këtë proces.

Postimi i plotë i saj:

SHBA- js një opsion, BE-ja opsion tjetër,
vetëm Kosova pa opsion.
Pa parime, pa konsensus, pa platformë të qartë dhe serioze, pa kryenegociator, të pasinqertë, të gatshëm për pranim të ofertës (më të mirë??!!) e jo të përgatitur për të mbrojtur atë që është e panegociueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat