Burri i Vjosa Osmanit reagon pasi LDK-ja po voton për shkarkimin e Osmanit

Aktuale

Burri i Vjosa Osmanit reagon pasi LDK-ja po voton për shkarkimin e Osmanit

Nga: D.RR Më: 20 qershor 2020 Në ora: 16:42
Vjosa Osmani dhe Prindon Salihu

LDK-ja po mban sot një votim elektronik, për tu deklaruar me votë rreth dy propozimeve. Njëri për afrimin e Avdullah Hotit afër vetes në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që mbanë në parti.

Lidhur me këtë reaguan disa zyrtarë të LDK-së, të cilët kundërshtuan ashpër këtë vendim, përfshirë edhe kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Këtij të fundit, postimin në Facebook ia ka shpërndarë burri i Vjosa Osmanit, Prindon Salihu, i cili edhe e ka pëlqyer këtë postim të Tahirit.

Tahiri ka thënë se LDK e Ibrahim Rugovës nuk e ka traditë që të përjashtojë njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat