Haradinaj reagon pas shkarkimit të Osmanit, e krahason LDK’në me komunistët bolshevikë

Aktuale

Haradinaj reagon pas shkarkimit të Osmanit, e krahason LDK’në me komunistët bolshevikë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:25
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat që kishte në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, e ka krahasuar LDK-në me komunistët bolshevikë, teksa i ka quajtur edhe mashtrues.

“Me veperimet kundër Vjosa Osmanit e Donika Gërvalles e disa te tjerve këta dje ,sote dhe nesër dëshmuan dhe do dëshmohen se janë po të njejtit komunist bolshevik ku qdo kundershtar duhet të prejashtohet perveq kësaj duhet edhe linqu e demonizu se janë “tradhtar””, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat