Vdes në Klinikën Infektive në QKUK 52-vjeçari i infektuar me koronavirus - Bota Sot
Vdes në Klinikën Infektive në QKUK 52-vjeçari i infektuar me koronavirus

Aktuale

Vdes në Klinikën Infektive në QKUK 52-vjeçari i infektuar me koronavirus

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një 52-vjeçar i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive në QKUK.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat