Abazi zbulon kush po i organizon zgjedhjet serbe në Kosovë, thotë se u lirua nga burgu me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës

Aktuale

Abazi zbulon kush po i organizon zgjedhjet serbe në Kosovë, thotë se u lirua nga burgu me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2020 Në ora: 12:56
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “Adem Hoxha- i dënuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë

Postimi i plotë:

Adem Hoxha- i denuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu.

Rakiç- zëvendes KM në qeverinë ilegale të Thaçit, nga lista Srbe, që përveç flamurit kombtar të shqiptarëve poshtron edhe simbolet shtetërore, organizon dhe voton në zgjedhjet e Serbisë të orgnizuara në Kosovë nga qeveria ilegale e Kotit.

Në fakt meqë janë marrë me largimin dhe diferencimin e Vjosa Osmanit nuk kanë kohë me u marrë me Rakiçin, mikun e tyre.

Kaq për sovranitetin e vendit nga Kopaoniku jo por nga Çyqavica!

Image
Rakiç
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat