Bajqinovci: Thaçi, Mustafa e Veliu po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar Serbisë

Aktuale

Bajqinovci: Thaçi, Mustafa e Veliu po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar Serbisë

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 13:31
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ku tha se Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.

“Është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë.

Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.

Presidenti i shtetit veç për ta shpëtuar bashkëpuntorin e tij nga humbja në Podujevë, i privon qytetarët e vet nga e drejta për të votuar, në anën tjetër Kosova i lanëson pamjet e zëvendëskryeministrit të vet, duke votuar në territorin e saj, por në zgjedhjet e një shteti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat