Në këto komuna janë paraqitur 96 rastet e reja me koronavirus

Aktuale

Në këto komuna janë paraqitur 96 rastet e reja me koronavirus

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi se sot janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej ku janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Sonte komuna e Gjilanit ka më së shumti raste me gjithsej 20 të infektuar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 29 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat