Sipas mediave serbe, shqiptarët kanë fituar së paku katër vende në Parlament

Aktuale

Sipas mediave serbe, shqiptarët kanë fituar së paku katër vende në Parlament

Nga: F. B. Më: 21 qershor 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Sipas rezultateve jozyrtare në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi do të hyjnë katër nga pesë partitë e pakicave që kanë marr pjesë në zgjedhjet e sapo përfunduara, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Kështu në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë bazuar në të dhënat e deritashme, gjithnjë rezultate jozyrtare hyjnë Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës me 8 deputet, Alternativa Demokratike Shqiptare e Bashkuar që deri tash besohet se ka fituar 4 mandate të deputetëve.

Për herë të parë shqiptarët që janë shumicë në Luginën e Preshevës përkatësisht në Preshevë Bujanovc dhe Medvegjë që dolën të bashkuar dhe me një listë zgjedhore ia dolën të kenë 4 mandate, në përbërjet e viteve të shkuara ata kishin një deri 2 deputet.

Kjo padyshim është një sukses për partitë shqiptare të këtyre komunave pasi tani do kenë më shumë mundësi që të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve.

Në kuvendin e Serbisë do të hyj edhe partia boshnjake e Muamer Zukorliç e cila ia doli të fitoj 3 mandate, ndërkohë që SDA Sanxhak e Sylejman Ugljaninit po ashtu do të jetë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë me së paku 2 deputet.

Megjithatë këto ende janë informata të pakonfirmuara dhe jozyrtare që pritet që të konfirmohen nga Komisioni Republikan Zgjedhor.

Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat