Raka flet pas numrit të lartë të rasteve me koronavirus, ka një porosi për politikanët

Aktuale

Raka flet pas numrit të lartë të rasteve me koronavirus, ka një porosi për politikanët

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 23:22
Lul Raka

Mikrobiologu, Lul Raka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues, pasi kapaciteti shëndetësor i Kosovës po ngarkohet.

Raka tutje ka thënë se kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanët, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

COVID-19 NUK është rrenë! Mund të prek TY ose më të dashurit Tuaj!

Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet disa ditës!

Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjelltë.

Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:
1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!
2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!
3. Mbani higjienën e duarve!

Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.

Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!

Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat