Zgjedhjet në Serbi, Arifi: Për momentin nuk kemi rezultat përfundimtar, jemi duke pritur

Aktuale

Zgjedhjet në Serbi, Arifi: Për momentin nuk kemi rezultat përfundimtar, jemi duke pritur

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 23:25
Shqiprim Arifi

Partitë politike në Luginën e Preshevës kanë kandiduar me një listë unifikuese për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se deri tani nuk kanë asnjë rezultat përfundimtar nga zgjedhjet.

“Për momentin nuk kemi rezultat përfundimtar,jemi duke pritur. Kemi indikatorë që kemi pasë sukses të paparë në këto 30 vitet e fundit në Luginën e Preshevës”.

“Kjo është një arritje e madhe tani shqiptarët radhiten në një nga pesë partitë më të mëdha në Serbi”.

“Edhe pse kemi pasë hendikepe ligjore dhe politike, shqiptarët e Luginës së Preshevës anemban globit u angazhuan për të votuar këtë listë unikate dhe unifikuese”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat