Ky është raporti i fundit nga Klinika infektive

Aktuale

Ky është raporti i fundit nga Klinika infektive

Nga: E.B Më: 22 qershor 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Sipas raportit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,në klinikën infektive janë hospitalizuar 97 raste.

Nga këto raste të prekur me Covid-19 janë 93 raste, dhe sot do të lirohet 1 person i shëruar nga Covid-19. Gjithashtu, nga klinika infektive do të lirohet edhe një person që është rast pozitiv, por është në gjendje stabile.

41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike, pëcjell BotaSot.

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Njoftimi i plotë:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.

Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat