Zemaj mirënjohës për mediat në Kosovë, ofron transparencë maksimale

Aktuale

Zemaj mirënjohës për mediat në Kosovë, ofron transparencë maksimale

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:53
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar mediat për ndihmën që po e jepin me raportimet e tyre në luftën ndaj pandemisë.

Zemaj ka ofruar transparencë maksimale për mediat, duke premtuar se telefoni i tij do të jetë i hapur për secilin gazetar e media në vend.

“Medie një instrument kyç në luftën tonë kundër Covid-19.
Media është bërë pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit tonë në luftën kundër Covid-19. Raportimi për pandeminë po bëhet par exellence duke mos shkaktuar panik. Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje.

Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi. Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve. Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike.

Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie.
Me shumë mirënjohje i falënderoj për ndihmën që po japin!
Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim” shkruan ministri Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat