Ish-zëvendësministri në ministrinë e Integrimit Evropiane në qeverinë Kurti, Taulant Kryeziu, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.
Kryeziu thotë se LDK-ja e prirë nga liderët e saj Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti pa asnjë legjitimitet politik dhe kundër vullnetit të popullit tani do e bëjnë argatin, njeriut i cili kontrollon 2/3 të Kuvendit të Serbisë.
Ai thotë se presidenti Thaçi tani e 10 vite ka zhvilluar negociatat me Presidentin Vuçiq, duke dëmtuar rëndë subjektivitetin tonë ndërkombëtar.
Ja shkrimi i tij:
LDK-ja e prirë nga liderët e saj Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti pa asnjë legjitimitet politik dhe kundër vullnetit të popullit tani do e bëjnë argatin, njeriut i cili kontrollon 2/3 të Kuvendit të Serbisë.
Presidenti Thaçi tani e 10 vite ka zhvilluar negociatat me Presidentin Vuçiq, duke dëmtuar rëndë subjektivitetin tonë ndërkombëtar.
Tani Vuçiqi është bindshëm më i fuqishëm. Të besosh në qëllimet e tij të mira është te besosh në mirësinë e Millosheviqit.