Zëdhënësja e Aeroportit: Hapni të gjitha shërbimet, diaspora po maltretohet

Aktuale

Zëdhënësja e Aeroportit: Hapni të gjitha shërbimet, diaspora po maltretohet

Nga: G.B Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:04
Valentina Gara

Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka reaguar pas kritikave që ka marrë se po flet në cilësinë e analistes për gjendjen epidemiologjike në Kosovë, derisa ka thënë se nuk duhet të jesh analist për ta vlerësuar këtë situatë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se udhëtarët po maltretohen duke mos u lejuar të vijnë në Kosovë përmes transportit ajror dhe u duhet të vijnë përmes kufijve tokësorë, ku po maltretohen duke kaluar shumë shtete e duke ardhur me autobusë, përcjell Bota sot.

Ajo ka bërë thirrje që të hapen të gjitha shërbimet, lë të lejohen njerëz të martohen ashtu siç duan, pasi organizimet po i bëjnë në shtëpi dhe njerëzit po mblidhen në grupe, duke shtuar se dëmet ekonomike janë të mëdha dhe nëse nuk na mbyt virusi, do të vrasë skamja.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Postim personal:

Po kritikohem se po marr pozicionin e po flas ne cilesine e analistit dhe po analizoj gjendjen epidemiologjike ne Kosove.

S'ka nevoje me qene analist per me vleresu kete situate:
Shume e thjeshte. Hapen qendrat tregtare, kafiqat, tregjet, parqet etj.
Cfare eshte me e rendesishmja hapen te gjithe kufinjte tokesor.

Por permes aeroportit nuk lejohen te vijne.

Udhetaret veq po maltretohen duke ateruar ne Beograd e Nish, e duke udhetuar disa ore me linja autobusesh e duke kaluar neper shume shtete tjera derisa vijne ne Kosove.
Udhetaret e ne vecanti diaspora veq po maltretohen se numri i te infektuarve nuk po zvogelohet.
Nuk po flas per demet ekonomike/financiare qe na shkaktohen ne dhe te gjithe ekonomise.
Prandaj, hapni te gjitha sherbimet, leni te martohen njerezit me dasma e qysh te ua doje qejfi se ditelindjet ne shtepi po organizohen e njerezit po takohen ne grupe, se edhe nese nuk na vran virusi ka me na vra skamja se shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat