Haradinaj- Stublla në takim me ambasadorin gjerman: Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë

Aktuale

Haradinaj- Stublla në takim me ambasadorin gjerman: Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2020 Në ora: 20:41
Foto nga takimi

Minitrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë z.Christian Heldt.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës.

Postimi në facebook:

Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës.

Kisha nderin që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, ambasadorin e Gjermanisë z.Christian Heldt të cilin e falënderova përzemërsisht për kontributin e Gjermanisë në çdo etapë të ndërtimit tonë shtetëror.

Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë

Poashtu shpreha mirënjohen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat