Kryeministri Hoti jep detaje për takimin në Bruksel, tregon çka do të bisedohet

Aktuale

Kryeministri Hoti jep detaje për takimin në Bruksel, tregon çka do të bisedohet

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2020 Në ora: 21:20
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë deatje për takimin që do të mbahet në Bruksel më 25 qershor, dy ditë para bisedimeve në Uashington.

Ai ka përmendur tri pika për të cilat do të bisedohet:
(1) Hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë.

Shkrimi në Facebook:

Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.

Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë.

Nga Brukseli do të udhëtoj për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat